Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për humbjen e 12 personave pas krimit makabër në Cetinje të Malit të Zi.
Osmani është solidarizuar me Malin e Zi në këtë kohë të vështirë për këtë vend.
“Në këtë kohë të vështirë për Malin e Zi, ne solidarizojmë dhe shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre pas të shtënave tragjike në Cetinje. Mendimet e mia janë me të gjithë komunitetin ndërsa ata vajtojnë dhe përballen me këtë akt të tmerrshëm dhune që ka marrë kaq shumë jetë”, ka shkruar Osmani në “X”.
Ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi Danilo Sharanoviq tha se Aco Martinoviq vdiq gjatë transportit për në Qendrën Klinike të Malit të Zi.