Live

Kriza financiare, a do t’i rrisin çmimet këngëtarët për dasma?

20:59 / 03 Janar 2023

Nga Kosova Live

Viti 2022 ka rezultuar i suksesshëm për disa nga këngëtarët shqiptar.

Në mesin e tyre edhe këngëtari Afrim Muqiqi ka qenë tejet i angazhuar me mbrëmje muzikore e ahengje familjare, i cili përkundër që ka krizë financiare, për Indeksonline tha se nuk e ka në plan t’i ngris çmimet.

“Po përmbyllet një vit i suksesshëm me evente të mbetura për shkak të koronës dhe të mbajtura pikërisht këtë vit. Për këtë vit i kemi përfunduar projektet vetëm pritet të bëhet editimi i tyre gjatë ndërrimit të motmoteve. Ndërsa sa i përket çmimeve jo, aspak. Nuk do të ketë rritje”, tha ai.

Këngëtari shumë i pëlqyer, Neki Emra tha se mundet me u bë një rritje shumë simbolike, por që aktualisht nuk ka ndonje plan.

“Jo nuk i kam ngrit dhe nuk po e shoh shumë të arsyeshme. Mundet me u bo një rritje shumë simbolike sepse kemi rritje të stafit sepse tek ne po ndikon ajo në jetë, në investime por jo, unë nuk kam ndonjë plan të tillë. Secili e ka çmimin e vet në treg, secili e ngrit në mënyrë individuale, nuk ka tek na ngritje te çmimeve kolektive”.

Gjithashtu për vitin 2022 tha se ky vit ka qenë njëri nga më të mirët në karrierë, pas dy vitesh përballjeje me koronavirus.

“Viti 2022 u kan njëri prej viteve më të mira në karrierë. Me numër të madh të mbrëmjeve me numër të madh të dasmave, ndoshta arsyeja ka qenë për shkak se që dy vite nuk kemi punu për shkak të pandemisë tani janë liru njerëzit dhe ka qenë një vit jashtëzakonisht i mirë 2022-shi, ka qenë i lodhshëm në të njëjtën kohë i kam pasur edhe disa projekte interesante. Ishalla 2023-shi bahet pak më i mirë se 2022-shi.

Shpërndaje në

U Kopjua