Live

“Kriza në Serbi, skenar i Vuçiq”, eksperti: Ja kur tërhiqet presidenti i Serbisë

18:37 / 12 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Eksperti Drizan Shala është shprehur se presidenti serb di të përdor kartat politike dhe sipas tij kriza në Serbi është një skenar i Aleksandër Vuçiq.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se pala serbe ka pranuar paraprakisht planin franko-gjerman me shpresë që pala kosovare do të tërhiqet.

Më tej ai tha se Vuçiq duke e paraqitur veten sikur është në presion do të tërhiqet nga posti i presidentit dhe të gjithë përgjegjësinë e punës do ia lërë dikujt tjetër.

“Pala serbe ka pranuar paraprakisht planin franko-gjerman me shpresë që pala kosovare do të tërhiqet. Por qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa veprime duke paraqitur një propozim të ri rreth ndryshimit të asociacionit ashtu siç e kanë shqiptarët në Luginë e Preshevës, por në këtë aspekt Kurti është duke luajtur rolin e reciproritetit duke ftuar dhe komunitetet boshnjake dhe kështu po tenton ta destabilizojë politikën e brendshme në Beograd.

Çështja është se Aleksandër Vuçiç di të përdorë këto kartat e ndryshme politike dhe çështjet e partive opozitare duke e paraqitur veten sikur është në presion dhe nuk mund ta vazhdojë më tutje. Vuçiç me shumë gjasa do të tërhiqet me arsyetimin që në pjesën e mbrapshtme politike do të ketë një regjelitimitet politik dhe kështu do të duhet të hyjë në zgjedhje dhe në aspektin formal të tërhiqet nga përgjegjësia e tij si president dhe barrën do ja lërë dikujt tjetër. Gjasat janë se ai do të kandidojë për kryeministër”- tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua