Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në intervistë në RTK tha se i pëlqen të mos i tregoj lëvizjet e saja.
“Nuk e di me cilin sport merreni ju, unë kam dëshirë të luaj shah, shahu është lojë transparente. Por unë lëvizjet e mia nuk kam dëshirë t’i tregoj, ka një anë që pengon lëvizjet e mia. Strategjia jonë është shumë e fortë, me cilat organizata do të merremi shpejt”, tha ajo, shkruan Kosova Live.
Ajo foli për liberalizimin e vizave, ku tha se beson se ka bërë punë të mira por duhet pritur data 13 tetor.
“Unë mendoj që kemi bërë një rrugë të mirë dhe të presim tani se si do të jetë takimi i radhës më 13 tetor…Jam e sigurt, që edhe nëse nuk lëviz në këtë datë, liberalizimi i vizave nuk mund të jetë larg. Unë jam edhe natyrë optimiste…ne do të jemi të kujdesshëm që të mos zgjojmë një pritje të jashtëzakonshme, nëse procesit nuk i kemi të verifikuara 100 për qind”, shtoj kryediplomatja kosovare./Kosova Live/