Kryeministri Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ministrit të Punëve të Brendshme në Ukrainë, Denys Monastyrsky.
Ministri ukrainas dhe vartësit e tij ishin në mesin e 18 personave të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në afërsi të Kievit.
Kryeministri Kurti ka shprehur ngushëllime për zyrtarët e lartë shtetërorë që vdiqën dhe për fëmijët që u vranë.
“I pikëlluar nga vdekja e Ministrit të Punëve të Brendshme në Ukrainë, Denys Monastyrsky, zëvendësit të tij Jenin dhe anëtarëve të kabinetit të tij. Kosova shpreh ngushëllimet e saj të përzemërta për të dashurit e tyre dhe veçanërisht për familjet e fëmijëve të vrarë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter.