Live

Kryeministri Kurti takon shpëtimtarët nga Kosova që ndihmuan në Turqi, i përgëzon për punën e tyre

20:34 / 17 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij ekipin e Kërkim-Shpëtimit të cilët operuan në Turqi pas katastrofës së tërmetit që kaploi vendin.

Shpëtimtarët nga Kosova kanë informuar Kurtin mbi eksperiencën e tyre të operimit në Hataya të Turqisë, ku ata ua shpëtuan jetën dy vajzave, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Kryeministri Kurti përgëzoi ekipin për punën dhe suksesin e treguar gjatë operacionit në Turqi dhe i inkurajoi ata të vazhdojnë të kultivojnë frymën e vullnetarizmit, jo vetëm në organizatë por edhe në shoqëri”, bëhet e ditur në komunikatë për media.

Në këtë takim, Kryeministri Kurti u shoqërua nga Kolonel Ejup Maqedonci, oficer i FSK me përvojë të gjatë në fushën e kërkim shpëtimit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...