Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar komunën e Skenderajt tri ditë pas vërshimeve, ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Fadil Nura.
Nura njoftoj se së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe me ministrat z.Armend Mehaj dhe z.Elbert Krasniqi kanë vizituar Llaushën për t’i parë dëmet e shkaktuara nga vërshimet. Ai tha se komuna e Skenderajt ka nevojë më shumë se kurrë për përkrahje nga niveli qendror.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Sot me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti dhe me ministrat z.Armend Mehaj dhe z.Elbert Krasniqi, vizituam Llaushën, për të parë afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet, që përveç ekonomitë familjare dhe bujqësia, edhe infrastruktura publike është në gjendje të rëndë, ku në disa zona është vështirësuar qarkullimi dhe furnizimet. Dëme të konsiderueshme u shkaktuan edhe ne fermën e pulave.
Familjet e prekura dhe Skenderaj në tërësi, në këtë gjendje çfarë ndodhen pas përmbytjeve, kanë nevojë më shumë se kurrë për përkrahje nga niveli qendror, që të harrohet ajo që ndodhi e të nisim nga e para.