Live

Kryeministrja e re e Italisë i shpall luftë mafisë, e rikthen ligjin me burg të përjetshëm për mafiozët

13:07 / 31 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Luftë kundër mafias e sistemit të krimit të organizuar, si dhe një strategji e re pa detyrime e masa shtrënguese për të luftuar Covid 19, janë vendimet e para të qeverisë së djathtë së Italisë.

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dhe ekzekutivi i saj, firomosin sot vendimet e para të qeverisë, e sistemi i drejtësië dhe ai i shëndetësisë janë dy fushat ku ky ekzekutiv nis punën për zbatimin e programit 5 vjeçarë.

Burg perjete mafiozeve

Vendimi i parë i qeverisë Meloni është rikthimi i burgimit të përjeshtëm, e pa asnjë tolerim për të gjithë ata mafiozë, bosa mafiozë, terroristë e kriminelë të dënuar për krime të rënda, e që nuk kanë bashkëpunuar me drejtësinë, nuk kanë shprehur asnjë shenjë pendimi, e që mbajnë lidhje me klane mafioze e elementë kriminalë jashtë burgut.

Ky vendim ishte eleminuar nga qeveritë e mëparshme të Italisë, nga kryeministrat Conte e Draghi, duke i dhënë mundësi bosave të rrezikshëm mafiozë, kriminelëve dhe terroristëve të përfitojnë lehtësime në dënimin e tyre edhe pse pa bashkëpunuar asnjëherë me sistemin e drejtësisë.

Drafti i përgatitur e që pritet të firmoset sot në mbledhjen e qeverisë, parashikon se të dënuarit me burgim të përjetshëm mund të përfitojnë benefite e leje dalje, vetëm në rast se vërtetohet ndërpreja e lidhjeve të tyre me klanet mafioze, të cilat drejtonin o për të cilat punonin, si dhe dëmshpërblejnë familjet e viktimave. Ata duhet të dëshmojnë përmbushjen e detyrimeve civile dhe ato financiare ,si rrjedhë e dënimit të tyre ose pamundësinë e përmbushjes së një kërkese të tillë.

Elementet demostruese që të burgosurit për krime të rënda e me dënim të përjetshëm, duhet të vërtetojnë për të përfituar lehtësime nga drejtësia, janë pjesëmarrje në procesin e rehabilitimit, sjellje e rregullt në burg, dhe përjashtimin e të gjitha lidhjeve me personat apo palët e treta me të cilët kanë bashkëpunuar, për të kryer veprën penale të cilën janë dënuar, shkruan Ora News, transmeton kosovalive.net

Ky vendim synon të pengoj hapjen e dyerve të burgut për 1200 mafiozë, terroristë e kriminelë të rrezikshëm, të dënuar me burgim të përjetshëm, të papenduar për krimet e tyre e që mund të përfitonin nga lehtësime të reformës në drejtësi, hartuar nga qeveria e mëparshme, raporton Ora News.

“Është një instrument thelbësor për të luftuar krimin e organizuar, e për të garantuar sigurinë sociale”, është shënimi që nënvizon zyra e shtypit e Giorgia Meloni.

Drafti i parë i qeverisë së djathtë, përmban 7 pika mes të cilave dhe shtyrja në fund të vitit të hyrjes në zbatim të Reforma Cartabia, e që mban emrin e ministres së Drejtësisë në qeverinë Draghi, Marta Cartabia.

Me objektiv parësor reformimin e procesit penal e shkurtimin e kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore. Qeveria Meloni ka marrë në shqyrtim letër ankimet e mbërritura nga operatorët e drejtësisë, mbi këtë reformë si dhe pikat kritike të shfaqura gjatë debatit parlamentar, duke vendosur shtyrjen e hyrjes në zbatim të saj deri në fund të dhjetorit 2022.

Shendetesia

Nje tjetër pikë e rëdësishme që pritet të firmoset në draftin e parë të ekzekutivit Meloni, është sistemi i shëndetësisë.

Qeveria e re synon të nis një strategji të re në përballimin e pandemisë Covid 19, e cila do të kërkoi heqjen e rregullave shtrënguese e detyrimet e së shkuarës, bazuar në sensin e përgjegjësisë individuale.

Me një draft ligj që do të hyj në fuqi prej datës 1 nëntor 2022, qeveria italiane heq detyrimin e vaksinimit për punonjësit shëndetësorë, si dhe gjobat e parashikuara për ata që nuk kishin zbatuar këtë detyrim.

“Është akti i parë që shënon mosvazhdimësinë e së njëjtës politikë menaxhuese të pandemisë Covid 19, kryer nga qeveritë e mëparshme”, deklaron para firmosjes së këtij drafti zyra e komunikimit, e qeverisë italiane.

Në fokusin e pandemisë, qeveria Meloni sunon një rikthim progresiv në normalitet, bazuar në përgjegjësinë individuale të secilit e në zbatimin e rregullave në fuqi.

Qeveria do të pezulloj deri më 30 qershor 2023 gjobat për punonjësit over, 50 vjeçarë të pavaksinuar e rikthimin në punë të operatorëve shëndetësorë të pa pajisur me Green Pass.

Ministri i Shëndetësisë Orazio Schillaci ,nuk do të firmos urdhëresën për të rinovuar detyrimin e maskave shëndetësore në strukturat spitalore, i cili skadon në 31 tetor 2022.

Gjithashtu qeveria Meloni përmes një komisioni hetimor, kërkon të hedh dritë për mënyrën menaxhuese të sistemit publik shëndetësor, gjatë emergjencës pandemike, si në shpërndarjen e vaksinave e të instrumenteve mbrojtëse, ashtu dhe në procesin e shërbimeve shëndetësore, listat e pritjes, e detyrimet ndaj publikut./OraNews/

/kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua