Live

Kryetari i naftëtarëve: Deri në fund të marsit do të ketë stabilizim të çmimeve në derivatet e naftës

17:42 / 05 Janar 2023

Nga Kosova Live

Stabilizim të çmimeve do të ketë edhe në derivatet e naftës deri në mars.

Kështu thotë për Front Online kryenaftëtari kosovar, Fadil Berjani.

“Për momentin nafta është 1.43 euro, i benzinës është 1.30 cent, këto janë çmimet të cilat kanë qenë para festës dhe deri më sot, kemi që 10 ditë në mënyrë konstante kanë qenë çmimet, nuk ka pasë zbritje të mëdha ose rritje të mëdha. Pritet të ketë një zbritje të lehtë të çmimeve. Sipas organizatës prodhuese OPEC, kemi informata që deri në fund të marsit do të jetë një stabilizim i tregut më i fortë”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua