Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se pas vërshimeve të fundit në vend ka filluar pastrimi i rrugëve, nga ekipet e Kompanisë “Uniteti”, të cilat po e pastrojnë Bulevardin “Ilaz Kodra”.
Kryetari i Skenderajt ka thënë se gjatë kësaj periudhe me kapacitete të plota në terren janë duke iu përgjigjur situatës emergjente.
Tutje Nura është shprehur se janë duke u evidentuar dhe vlerësuar dëmet që u shkaktuan nga këto vërshime.
“Me kapacitete të plota në terren duke iu përgjigjur situatës emergjente, ku përveç evidentimit dhe vlerësimit të dëmeve, si proces që po vazhdon deri në vlerësimin e dëmit të fundit, në disa pjesë të qytetit ka filluar edhe pastrimi, nga ekipet e Kompanisë “Uniteti” të cilat po e pastrojnë Bulevardin “Ilaz Kodra”. Do të ngrihemi sërish!”, ka shkruar kryetari i Skenderajt, Fadil Nura.