Live

‘Kryetari Modest’: Si Zoti që është një, kryetari i ardhshëm i Podujevës jam unë!

08:52 / 27 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ish-kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Nismës, Xhemajl Hasani i njohur si ‘Kryetari Modest’, ka treguar se do të kandidojë sërisht për kryetar në zgjedhjet e ardhshme në Komunën e Podujevës.

‘’Po me provu bre, me provu edhe nihere, ma merr menja që nuk kom me pas konkurrencë hiq bile në zgjedhjet e ardhshme. Kryetari aktual po e kryen një mandate e gjysmë, ata të tjerët nuk kanë as pse me kandidu. Kësaj here do të jem më i përgatitur, do të kem ekipë më të madhe, ma të mirë, ma profesioniste’’, tha ai.

I bindur se do ti fitojë zgjedhjet ai i ftuar në një intervistë në Tëvë1, ka thënë se kësaj radhe nuk do të ketë konkurrencë dhe si Zoti që është një puna e kryetarit të ardhshëm të Podujevës është e përfunduar.

‘’Jom i sigurt që nuk kom me pas hiç konkurrencë, ata mirë është me dal për hirë të demokracisë, me i hijeshu pak garën, po për me fitu mos t’ia mësyjnë asnjë se ajo punë është e kryme po ju kallëzoj prej sotit si Zoti që është një. Te dinë të gjithë që kryetari i ardhshëm jam unë’’, tha Hasani./kosovalive.net.

Shpërndaje në

U Kopjua