Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 27 prill do të jetë e mbyllur një pjesë e autostradave “Ibrahim Rugova” dhe “Arben Xhaferi”.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se kjo do të bëhet për shkak të garës së çiklizimit “Kupa e Kosovës”.
“Me datën 27.04.2025 nga ora 10:30 deri në ora 15:00 autostrada ‘Dr. Ibrahim Rugova’ dhe autostrada ‘Arben Xhaferi’, shiriti rrugor drejtimi Trudë – Hani i Elezit nga hyrje – dalja Trudë e deri në Hanin e Elezit do të jetë e mbyllur për pjesëmarrësit në trafik për shkak të garave të çiklizmit ‘Kupa e Kosovës’”, thuhet në njoftim.
Ndër tjera kërkohet nga qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative me qëllim mos të kenë vonesa në udhëtimet e tyre.