Live

Kur shkuan në Gjermani për të punuar, u pritën me mesazhe fyese – publikohen pamjet

14:55 / 13 Mars 2023

Nga Kosova Live

“Mendojnë se ne jemi egërsira të pakulturuara”.

Punëtorët që shkuan nga Bosnja dhe Hercegovina për të punuar në Gjermani përmes një kompanie sllovene u befasuan në mënyrë të pakëndshme nga mesazhet që gjetën në të gjithë banesën ku po qëndronin.

Domethënë, pronarja ua ka lënë udhëzimet për sjelljen e tyre që shkojnë deri në ekstreme, saqë në letra shkruhet se si duhet të përdoren peshqirët, kabina e dushit, tualeti, mikrovala etj.

“Edhe 90 për qind e gjermanëve mendojnë se ne nga Ballkani jemi egërsira të pakulturuara, edhe pse ne jemi të kulturuar – ndoshta edhe më të pastër se ata,” tha një nga punëtorët për portalin boshnjak GPMaljevac, dhe ata postuan gjithashtu një video të udhëzimeve që u ishin vendosur në banesë.

“Ajo më ka shkruar në derë se çka duhet të bëj. Unë nuk di të përdor peshqirë, nuk di të shkoj në tualet, as të mos hedh ushqim atje se nuk kam parë tualet derisa kam ardhur në Gjermani…”, tha punëtori.

Shpërndaje në

U Kopjua