Live

Kurti: Afër Afrimi, larg krimi

17:26 / 25 Shtator 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se polici Afrim Bunjaku duhet të skalitet në kujtesën e të gjithëve si fytyra e një heroi dhe si vepra e një dëshmori.

Në ceremoninë shtetërore të varrimit të policit të vrarë dje në veri, Kurti ka thënë se kolegët e tij janë ata që i u ndriçuan rrethanat e aktit kriminal dhe terrorist.

“Afrim Bunjaku u qëllua dhe u vra teksa po kryente detyrën bashkë me kolegët e tij që morën plagë. Në orët që pasuan gjatë ditës nën dritën e diellit u ndriçuan rrethanat dhe kryesit e këtij akti kriminal dhe terrorist”.

“U ndriçuan nga kolegët e Afrimit, pjesëtar të Policisë së Kosovës që me profesionalizmin më të lartë reaguan. Ata e kryen detyrën e tyre, e nderuan Afrimin, na nderuan të gjithë neve dhe Republikën e Kosovës. Zbatonin ligjin dhe mbronin territorin, mbanin rendin dhe ruanin qytetarët, për paqe dhe siguri për të gjithë dhe secilin.

“Rreshter Afrim Bunjaku i veshur në uniformën e PK-së është një sakrificë në betejën e Kosovës për ligj dhe Kushtetutshmëri, për drejtësi e për të drejta për çdo qytetar të Kosovës pa dallim. Sot përpara se Afrim Bunjaku të varroset në token e tij, portreti dhe profili i Afrimit le të skaliten në kujtesën tonë fotografike dhe në vëmendjen tonë kolektive si fytyra e një heroi dhe si vepra e një dëshmori. Afër Afrim, larg krimi”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...