Live

Kurti: Bandat kriminale kanë intensifikuar sulmet në veri, ato e dinë se po ju vie fundi

21:14 / 06 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar ndaj shpërthimeve dhe gjuajtjeve me armë në veri të vendit.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë që me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, do të kemi më shumë polici të Kosovës atje.

“Bandat kriminale kanë intensifikuar sulmet në veri të Kosovës. Ato e dinë se po ju vie fundi. Qeveria e Kosovës as s’bën pazare me to dhe as s’i duron ato. Bombat që hedhin, plumbat që shkrepin dhe maskat që vendosin janë pafuqia e tyre politike e popullore. Me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje. Sepse do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj”, ka thënë Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua