Live

Kurti, deputetëve: E ka marrë malli kryetarin për pak qetësi

14:31 / 02 Mars 2023

Nga Kosova Live

“A t’ja shtojmë minutat kryeministrit se interesimi shumë i madh, siç pe shoh”. Kështu u shpreh Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pasi Kryeministrit të Kosovës s’i dolën minutat tamam për të treguar rreth takimit të Nivelit të Lartë në Bruksel ku pranoi Plan-Propozimin e BE’së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ndaj, deklaratës së tij ka replikuar Kurti, duke thënë “e ka marrë malli kryetarin për pak qetësi”.

Lexo Edhe:

Ja vrasësi i prostatës! Burrat duhet ta lexojnë tani!

Ende po vazhdon bastisja në shtëpinë e ish- këshilltarit të Thaçit – Gazet…
Ndërsa, në momentin kur i është dashur të shqiptoj një shprehje në gjuhën gjermane, Kurti nuk ka hezituar të nxjerr telefonin për t’i treguar deputetëve verzionin e saj në këtë gjuhë.

“Me qenë se aksenti im është jo i duhur për të thënë këtë fjalë, ja po ua l’shoj këtu një audio se si thuhet kjo fjalë, gjermanisht prej të cilës është marrë koncepti”, ka thënë ai.

Ndryshe, Kurti po vazhdon të raportojë para deputetëve të Kuvendit për marrëveshjen që njihet ndryshe si Plani Franko-Gjerman.

Plani i zbatimit të kësaj marrëveshje pritet që më 18 mars të diskutohet në një takim të nivelit të lartë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...