Live

Kurti e falenderon në mënyrë të përveçme Rifat Jasharin: Falemnderit që e ruajtët kujtimin e familjes tuaj për 25 vjet

12:52 / 06 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli sot në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës.

“E hëna e sotme e këtij 6 marsi të vitit 2023, na ka mbledhur sot në Kuvendin e Kosovës për ta përkujtuar 25 vjetorin e epopesë së UÇK-së,” – nisi fjalimin e tij z. Kurti.

Ai më pas përshkroi rrjedhshëm të gjitha ngjarjet që çuan në datën e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998.

Kryeministri i vendit foli edhe për të bëmat tjera të familjes Jashari.

“Kosova Republikë nisi si parullë popullore,” – u shpreh Kurti derisa tregoi se si kjo ishte parullë edhe e familjes Jashari prej vitit 1982.

“Hamza dhe Ademi do të binin dëshmorë në luftë më 1998, ndërkohë që vëllait të madh të tyre, Rifatit, do t’i duhej të kryente detyrën e vështirë që të ruante trashëgiminë e madhe politike dhe kombëtare të familjes së tij,” – tha kryeministri i vendit për veprimtarinë e z. Rifat Jashari, që ndodhej pjesëmarrës në seancën e sotme të Kuvendit.

Kryeministri falenderoi më pas në mënyrë të përzemërt Rifat Jasharin në mënyrë të përveçme.

“Ju falemnderit që me kaq dinjitet dhe fisnikëri e keni ruajtur trashëgiminë e familjes tuaj,” – i tha Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua