Live

Kurti falënderon deputetët që ia mbështetën marrëveshjet e Procesit të Berlinit në Kuvend

18:50 / 23 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova është vendi i dytë që ratifikon tre marrëveshjet nga Procesi i Berlinit dhe shteti i parë në Ballkanin Perëndimor që i ratifikon ato në Kuvend me 2/3 e votave.

Ai ka falënderuar deputetët që kanë mbështetur këto marrëveshje sot në Kuvendin e Kosovës.

“Falënderues për mbështetjen e secilit deputet dhe secilës deputete. Bashkë, sot dëshmuam se Republika jonë është për bashkëpunim të mirë rajonal dhe për progres dhe ecje të shpejtë në jetësimin e Tregut të Përbashkët Rajonal”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka thënë se këto marrëveshje do të sjellin përfitime për të gjithë në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor së bashku përbëjnë një treg me rreth 18 milionë banorë. Marrëveshjet që ratifikuam sot për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, njohjen e ndërsjellë të diplomave të arsimit të lartë dhe njohjen e ndërsjellë të profesioneve të mjekut, stomatologut dhe arkitektit në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, do të rrisin mobilitetin e studentëve, punëtorëve dhe bizneseve do të sjellin përfitime për të gjithë. Shpresojmë që edhe vendet tjera nënshkruese të ndjekin ritmin e njëjtë ashtu që të mirat për qytetarët tanë të fillojnë sa më parë”, ka shkruar ai në fund.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...