Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot në Samitin e Investitorëve në Cyrih, Zvicër, të organizuar nga Qeveria e Kosovës, ka ftuar bizneset zvicerane që të investojnë në Kosovë.
Kurti ka thënë se Kosovën si mundësi për të investuar e ka prezantuar para 60 ndërmarrësve.
“Para më shumë se 60 ndërmarrësve nga fusha e infrastrukturës, energjisë, prodhimit dhe teknologjisë së informacionit, bashkë me delegacionin qeveritar, prezantuam mundësitë që ofron Republika e Kosovës për investitorët dhe investimet e huaja. Theksuam përparimin e shënuar në dy vitet e fundit, sundimin e ligjit, stabilitetin institucional, politikat fiskale të zbatueshme në vend, planet investive të Qeverisë dhe fuqinë tonë punëtore të re dhe të talentuar”, ka shkruar Kurti.