Live

Kurti i përgjigjet Escobarit: Të bëhemi fer, njëherë njohja e ndërsjellë e më pastaj Asociacioni

17:41 / 04 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të jemi fer”.

Kështu tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për TRT World, pyetur në lidhje me deklaratën e zv/ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar, se Asociacioni “duhet të bëhet” dhe se ajo nuk është marrëveshje ndërmjet Kurtit dhe Serbisë, por mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti rikujtoi “gjashtë kushtet” e artikuluara së fundi në Kuvendin e Kosovës, duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me deklaratën e Escobar, për çka tha se “ato s’janë as qëndrime të mia arbitrare e as mendime vetanake të mia”.

Kurti, mes rreshtash, pranon që pranoi se Asociacioni është i bëshëm, por vetëm pas Njohjes së Ndërsjellë, e jo para saj.

“Vullneti i popullit të Kosovës, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, janë gjërat që mua më bënë të them se së pari të them që njëherë Njohja e Ndërsjellë, dhe vetëm mëpastaj të ketë ndonjë lloj Asociacioni”, tha Albin Kurti.

Kurti, në kontekstin e përgjigjes së tij ndaj kërkesave të Escobar, i tha gazetares turke se nuk duhet harrohet “përvoja e hidhur” në Bosnje-Hercegovinë me Republikën Serbe.

“Lufta [… në Bosnje-Hercegovinë…] erdhi nga ky Asociacion”, i tha gazetares kryeministri kosovar, derisa ajo po e ndërprente në përgjigjen e tij.

Gabriel Escobar në një intervistë për “The Pavlovic Today” tha Asociacioni “në një pikë” duhet dhe do të bëhet, dhe se ajo nuk është marrëveshje ndërmjet Kurtit dhe Serbisë, por ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk ka se si të mos bëhet ajo”, tha Escobar për Asociaiconin.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...