Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar ministrat në një mbledhje të Qeverisë.
Mbledhja është caktuar të mbahet të orën 10:00, siç njoftoi Zyra e Kryeministrit.
Pikat e rendit të ditës së kësaj mbledhjeje nuk u bënë të ditura.
Mbledhja e fundit e Qeverisë u mbajt më 24 shkurt, në formë elektronike. Në atë mbledhje, Qeveria miratoi ndarjen e mjeteve financiare për vizitën e delegacionit të Luginës së Preshevës në Uashington D C.