Live

Kurti: Isha shumë i brengosur me gjendjen shëndetësore të Pantiqit, u mora edhe unë me të

19:03 / 30 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ishte i brengosur për gjendjen shëndetësore të të arrestuarit, ish-policit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq i cili u lirua në arrest shtëpiak.

Kurti ka thënë se me gjendjen e tij shëndetësore ishte marrë edhe vetë ai.

“Jam brengosur shumë për gjendjen shëndetësore të të burgosurit Pantiq, me gjendjen e të cilit jam marrë edhe vet, sidomos kur mora vesh që kishte probleme edhe zemër dhe kishte edhe stenta”, ka thënë Kurti në një intervistë për KosovaPress.

Kryeministri ka deklaruar se ka besuar që më e shumta që e ka menduar, ishte që Pantiq të dërgohej në spital, por jo në shtëpi.

“Unë e kam menduar që mund ta dërgojnë në spital dikund, por meqë ishte i arrestuar për terrorizëm s’mund të mendoja se e dërgojnë në arrest shtëpiak”, ka deklaruar Kurti, duke kritikuar sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Duke iu përgjigjur raportimeve dhe kritikave të shumta që kishte një marrëveshje dhe kishte dhënë garanci për Serbinë në këmbim të heqjes së barrikadave, kryeminsitri Kurti tha se e vetmja garanci e dhënë është mos-posedimi i listave për arrestime nga institutcionet e Kosovës.

Kurti ka deklaruar se prapa barrikadave ishte i përzier ishte edhe Kremlini. 

“E vetmja garanci që e kemi dhënë ne, aështë ajo që e ka thënë Svecla, se qeveria e kosovës dhe policia e kosovs, nuk ka lista për arrestime. Pra nuk kemi të tilla lista. Kjo është e vërteta. Në këto barrikada Wagner, është i përzier edhe Kremlini. Ishin barrikadat për të bërë ballafaqim të armatosur”, ka thënë ai. 

Shpërndaje në

U Kopjua