Live

Kurti: Kemi ndarë mbi gjysmë milion euro për digjitalizimin e shërbimeve të Bibliotekës Kombëtare

13:03 / 22 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se në mbi 700 mijë objekte të skanuara në më pak se një muaj në Qendrën e parë të Digjitalizimit.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kanë ndarë mbi gjysmë milion euro për digjitalizimin e shërbimeve të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

“Mbi 700 mijë objekte të skanuara në më pak se një muaj në Qendrën e parë të Digjitalizimit në vend dhe më të sofistikuarën në rajon për një arkiv digjital më të pasur të Bibliotekës sonë Kombëtare. Përmes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit kemi ndarë mbi gjysmë milion euro për digjitalizimin e shërbimeve të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Për publiken që ecën në hap me kohën”, ka shkruar Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua