Live

Kurti me ftesë për shqiptarët e Luginës: Tregoni që jeni aty

22:40 / 01 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Kryeministri Albin Kurti ka ftuar sot të gjithë shqiptarët që jetojnë në Serbi, e në veçanti ata të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që t’i përgjigjen pozitivisht regjistrimit të popullsisë që nis nga sot e deri më 31 tetor.

Në një video-adresim në Facebook, Kurti ka thënë regjistrimi i cili fillon sot e përfundon më 31 tetor, për shqiptarët nuk është vetëm çështje statistike.

“Ju ftoj që shtypjes t’i përgjigjeni me regjistrim. T’i përgjigjeni pasivizimit duke regjistruar çdo shqiptar. Edhe ata që gjenden me banim të përkohshëm në diasporë dhe Kosovë. Të dëshmoni me vendosmëri që jeni aty”, tha Kurti.

Ai ka përsëritur se Serbia nuk është shtet demokratik, duke thënë se në rrethana normale dhe në vende me demokraci të zhvilluar, procesi i regjistrimit të popullsisë trajtohet si diçka e natyrshme.

Shpërndaje në

U Kopjua