Live

Kurti: Ministri i ri i Shëndetësisë do të zgjidhet para Vitit të Ri

17:14 / 24 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se ministri i ri i Shëndetësisë do të dihet para vitit të ri.

Kurti këto komente i dha në një konferencë për shtyp, teksa nuk dha emër se kush do të jetë.

“Po ne duhet ta marrim një vendim lidhur me MSH-në përkatësisht emrin e ministrit apo të ministres aty, këtë do ta bëjmë para vitit të ri, madje qysh në fillim të javës së ardhshme. Duhet të keni durim, tre ditë, apo 72 orë, ndoshta edhe më pak”, ka deklaruar Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua