Live

Kurti: Ndihma e USAID-it për Kosovën deri sot kap vlerën mbi 1 miliard dollarë

19:04 / 05 Dhjetor 2022

Nga admin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ndihmësadministratorja e USAID-it, Erin E. McKee, janë deklaruar pas takimit që mbajtën sot.

Kurti tha se në këtë takim diskutuan për projektet e USAID-it që po gjejnë zbatim në Kosovë dhe për mundësitë e reja.

Ai theksoi se USAID deri sot e ka ndihmuar Kosovën me mbi 1 miliard dollarë.

“Ndihma e USAID-it për Kosovën deri sot kap vlerën mbi 1 miliard dollarë dhe përshkon secilën fazë të historisë sonë si shtet dhe secilin sektor”, ka thënë Kurti në një konferencë për medie.

“Për secilin dollar ne jemi mirënjohës si popull, si vend dhe si institucion”, ka shtuar ai.

Kurti theksoi se përmirësimi dhe zhvillimi i Kosovës janë dëshmi e partneritetit të fuqishëm të vendit me ShBA-në.

“Rritja, përmirësimi dhe zhvillimi janë dëshmi për partneritet të fuqishëm me miqtë tanë, por janë edhe ftesë për më shumë bashkëpunim. Me ShBA-në ndajmë vlera, orientime dhe vlera të përbashkëta. Me popullin amerikan ndajmë bindjet e fuqishme të përbashkëta për liri, demokraci, drejtësi”, ka shtuar ai.

Ai kërkoi zgjerim bashkëpunimi në mes të Kosovës e USAID-it.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...