Kryeministri Albin Kurti shkoi sot në Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti dhe Tërnava ndër tjerash folën edhe për Projektligjin për Liritë fetare.
“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për Myftiun Tërnava për përkrahjen dhe kontributin e dhënë nga ai dhe Bashkësia Islame e Kosovës”, njoftoi ZKM.
Në këtë takim, Kurti i mori me vete edhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekun, si dhe këshilltaren e tij ligjore, Tea Blakaj Hoxha.
“Në takimin e përbashkët me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe këshilltaren ligjore të Kryeministrit, Tea Blakaj Hoxha, u bisedua edhe për Projektligjin për Liritë Fetare. Kryeministri Kurti e falënderoi Myftiun Tërnava për bashkëpunimin për këtë projektligj”, njoftoi ZKM.
Në takim thuhet gjithashtu se “u theksua se Qeveria e merr me seriozitet garantimin dhe respektimin e plotë të lirisë fetare, në mënyrë të barabartë, për të gjithë qytetarët pa dallim”