Live

Kurti në Davos zhvillon takim me Lajçakun

12:38 / 19 Janar 2023

Nga Kosova Live

Në Davos takova Zëvendës Presidenten e Zvicrës, Viola Amherd dhe Ministrin e Ekonomisë së Zvicrës, Guy Parmelin. U shpreha mirënjohjen e thellë për kontributin e Zvicrës dhënë për Kosovën. Theksuam rëndësinë e mërgatës sonë në Zvicër, që janë urë lidhëse mes dy shteteve tona.

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti në Davos është takuar me zëvendëspresidenten e Zvicrës, Viola Amherd dhe ministrin e ekonomisë, Guy Parmel.

Kurti ka shprehur mirënjohje për kontributin e Zvcirës ndaj Kosovës dhe sidomos “rëndësinë e mërgatës në Zvicër si urë lidhëse mes dy shteteve”.

Po ashtu, gjatë qëndrimit të kryeministrit në Davos për Forumin Ekonomik, ai u takua edhe me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, me të cilin ka potencuar të kaluarën e përbashkët, “por edhe të ardhmen brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s”.

Kurti takoi gjithashtu edhe Miroslav Lajçak, përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi.

“Biseduam për hapat e mëtejmë dhe nevojën për dinamizim të procesit të dialogut drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër”, shkruan Kurti në Facebook.

Kryeministri i Republikës pati takim edhe me zëvendëskryeministrin e Ukrainës dhe Ministrin e Transformimit digjital, Mylkhailo Fedorov dhe Administratoren e USAID-it, Samantha Poëer, me të cilët diskutoi mbi transformimin digjital.

Shpërndaje në

U Kopjua