Live

Kurti në Vjenë: Në vend se të kërkojë falje, Serbia vazhdon të kërcënojë

20:12 / 12 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit në Austri ka marrë pjesë në diskutimin me temë: “Ballkani Perëndimor: pjesë kyçe e paqes së qëndrueshme në Evropë”, i organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës, Instituti Austriak për Politika Evropiane dhe të Sigurisë dhe Ambasada e Kosovës në Austri.

“Paqja në rajon është e paqëndrueshme dhe e pamundur derisa Serbia nuk kërkon falje për vrasjen e mijëra civilëve shqiptarë, zhdukjen e mbi 1600 të tjerëve, e madje edhe po vazhdon më kërcënime ndaj fqinjëve. Kështu deklaroi në diskutimin e tij kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën për paqe në Ballkan i ftuar nga Instituti Austriak për Politikë Evropiane dhe të Sigurisë dhe Akademia Diplomatike e Vjenës”, ka thënë Kurti mes tjerash.

Në fillim të diskutimit të tij, Kurti tha se Serbia po vazhdon ta mbështesë politikën e Rusisë, ndërsa përmendi edhe plagën e të pagjeturve që po vazhdon ta rëndoj vendin.

“Ne pavarësisht këtyre jemi të gatshëm për bisedime dhe marrëveshje paqësore me Serbinë, por ajo nuk e dëshiron këtë. Serbia nuk po e pranon fajësinë për mijëra të vrarë në Kosovë, ajo po shpërblehet nga BE me miliarda euro investime dhe me marrje e statusit të vendit kandidat”, deklaroi Kurti.

Kryeministri në fjalën e tij ka përmenduar vrasjet e mijëra civilëve shqiptarë dhe zhdukjen e tyre nëpër varrezaj masive në Serbi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...