Live

Kurti nga Hamburgu thotë se skanerët me rreze X rrisin sigurinë në kufijtë e Kosovës

21:12 / 19 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës së realizuar të mërkurën në Portin e Hamburgut ka thënë se Kosova është e interesuar për skanerët me rreze X në mënyrë që të rritet siguria në kufijtë e Kosovës sa i përket mallrave.

Kurti në Hamburg është ftuar nga përfaqësuesi i posaçëm i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

“Jemi të interesuar që të kemi tregti të sigurt andaj siguria në Kosovë nënkupton sigurinë e kufijve dhe sot në këtë vizitë po shohim se cilat janë edhe kushtet me të cilët qeveria gjermane do të ishte dakord që të na pajiste edhe neve me një skaner të këtillë me rreze X ashtu që të rritet siguria në kufijtë e Kosovës sa i përket mallrave që na hyjnë dhe gjithashtu të bëhemi pjesë e Evropës sa i përket mbikëqyrjes së kufijve dhe tregtisë së sigurt”, ka thënë ai.

Kurti tutje e ka falënderuar Sarrazinin për ftesën në portin e Hamburgut ku bëhet vëzhgimi i kontrollit kulmor të mallrave sa i përket sigurisë.

Shpërndaje në

U Kopjua