Live

​Kurti ngushëllon popullin e Polonisë pas sulmit të Rusisë 

23:00 / 15 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ngushëlluar popullin e Polonisë pas sulmit me raketa në një fshat të këtij vend nga Rusia.

“Ngushëllimet e mia për Republikën e Polonisë, pasi dy civilë u vranë pranë kufirit polako-ukrainas në mes të sulmit raketor të Rusisë në territorin ukrainas. Unë bashkohem me botën demokratike në dënimin e krimeve të luftës të Rusisë dhe bëj thirrje për një hetim të plotë të sulmit”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Shpërndaje në

U Kopjua