Live

Kurti para dy viteve shqetësohej se kosovarët nuk kanë kompjutera e s’mund të shkojnë në pushim, tash në Qeverinë e tij ka krizë energjetike!

16:30 / 29 Shtator 2022

Nga Kosova Live

Kur qeveriste Avdullah Hoti, kryeministri Kurti ishte opozitë dhe çështja e ngrohjes dhe izolimit të shtëpive ishte temë e opozitës. Tani që po afrohet stina e dimrit, qeveria si temë diskutimi po kërkon që qytetarët të kursejnë energji elektrike, të mos ngrohen me rrymë por me forma tjera dhe t’i izolojnë shtëpitë e tyre, të pastrohen dy persona njëherazi dhe që të kursejnë maksimalisht energji shkaku i mungesës së energjisë në vendin tonë, raporton KOSOVALIVE.

Kurti, para dy viteve gjatë qeverisjes Hoti thoshte se në Kosovë jetohet keq, dhe se janë shqetësuese të gjeturat sociale sipas anketës të publikuar së fundi nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Rezultatet janë për të ardhurat dhe kushtet e jetesës në Kosovë në vitin 2018. E gjendja mund të jetë veçse e përkeqësuar që prej atëherë.

  • Për 53.4% e ekonomive familjare janë barrë e rëndë shpenzimet për strehim dhe banim;
  • Më shumë se çdo e pesta familje ka probleme me kulm apo çati që rrjedh, mure, dysheme, themele të lagështa, kornizat e dritareve dhe dysheme të kalbur;
  • 69.5% nuk mund ta përballojnë një javë pushimi larg shtëpisë;
  • 61.3% nuk mund ta përballojnë shujtën me mish, pulë dhe peshk çdo të dytën ditë;
  • 47.3% nuk mund ta përballojnë një shpenzim të papritur prej 100 euro;
  • 35.4% nuk kanë kompjuter;
  • 40.2% nuk janë në gjendje të përballojnë mbajtjen e shtëpisë të ngrohtë në mënyrë adekuate;
  • 61.3% e kanë barrë të rëndë kthimin e kredisë;
  • 78.3% kanë vështirësi në kryerjen e pagesave të nevojshme marrë parasysh të ardhurat totale;, thoshte Kurti duke kritikuar qeverinë Hoti.

    POSTIMI I KURTIT:

Shpërndaje në

U Kopjua