Live

Kurti për ikjen e mjekëve: Shifrat që po raportohen janë të fryra në krahasim me realitetin

16:32 / 07 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës ka thënë se shifrat që po proklamohen për ikjen e mjekëve janë të fryra.

“Besoj që shifrat dhe përshtypja që po krijohet është më e fryrë sesa realiteti. Nuk po them që nuk ka mjek që nuk shkojnë por nuk mendoj që është në rregull që çdo e dyta fjali për shëndetësinë të jetë ajo për mjekët që po shkojnë sepse nuk e reflekton realitetin”- ka thënë Kurti.

Tutje, Kurti tha se janë duke u angazhuar që të mos ikin punëtorët jashtë vendit.

“Ne po përpiqemi ta rregullojmë atë që kemi gjetur dhe ligji për pagat besoj që e bën më të mirën sot, pasi ta aprovojmë në Qeveri do ta sjellim në Kuvend dhe to të mund të diskutojmë për të gjitha”- ka thënë ai./Kosova Live/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...