Live

Kurti: Plani i zbatimit duhet të përmbajë detaje konkrete dhe të jetë gjithëpërfshirës

15:16 / 15 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Marrëveshje Bazë sipas propozimin Evropian, duhet të përmbajë detaje konkrete dhe të jetë gjithëpërfshirëse, të ofrojë efektivitet në zbatim dhe të jetë i sekuencuar në mënyrë të balancuar.

I pari i Qeverisë i bëri këto komente gjatë takimit me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, eurodeputetin David McAllister, gjatë qëndrimit në Strasburg.

Në takim po ashtu u diskutua për aplikimin e Kosovës në BE dhe për rrugën përpara, si dhe për finalizimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët.

Kurti dhe McAllister diskutuan edhe për procesin e dialogut të lehtësuar nga BE, për propozimin Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të dakorduar në Bruksel me 27 shkurt, dhe për takimin që pritet të mbahet këtë fundjavë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq më 18 mars pritet të takohen në Ohër për të diskutuar për planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të cilën dy shtetet kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt në Bruksel.

Në njoftimin e zyrës së Bashkimit Evropian bëhet e ditur se takimet e ndara do të zhvillohen duke filluar në ora 10:00.

“Duke filluar nga ora 10:00, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq”, thuhet në njoftim./Klankosova

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...