Live

Kurti pranon të diskutojë në Bruksel për Asociacionin e komunave| Kërkesa e palës serbe të bëhet pjesë e dialogut

21:39 / 15 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Në një intervistë për A2 CNN, kryeministri i Kosovës deklaroi se çështjen e Asociacionit të komunave serbe, Serbia ta bëjë pjesë të dialogut.

“Marrëdhëniet tona me Serbinë nuk janë normale. Ky raport normalizohet me njohje reciproke dhe me dialog në kuadër të Brukselit. Unë jam i gatshëm, aktiv, kreativ, i përkushtuar, gjë që nuk mund të thuhet për fqinjin tonë, që dërgon letra lart e poshtë për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Unë besoj që ata duhet të ndryshojnë. Asociacioni i komunave me shumicë serbe është një marrëveshje e cila është bërë në vitin 2013, pastaj, kur është konkretizuar në vitin 2015, nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Merreni me mend, 33 marrëveshja janë bërë në Bruksel, Serbia këmbëngul në atë marrëveshje që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Unë nuk e mohoj që, në kuadër të dialogut, Serbia do ta ngrejë si çështje Asociacionin si model për të zgjidhur çështjet e të drejtave të pakicave kombëtare. Le ta bëjë në kuadër të dialogut që duhet ta zhvillojmë në Bruksel”, tha Kurti.

“BE dhe SHBA po ndihmojnë që të intensifikohet dialogu drejt një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, ndërkombëtarisht të njohur, në kuptimin e Konventës së Vjenës për Ligjin e Traktateve, sepse vetëm kështu do ta kemi qëndrueshmërinë e marrëveshjes dhe garancinë e zbatimit”, shtoi kryeministri i Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua