Kryeministri Albin Kurti ka pritur në Qeveri grupin e parë të qytetarëve nga Bosnja e Hercegovina që kanë udhëtuar në Kosovë me letërnjoftime, pas hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë për heqjen e vizave.
Kurti ka thënë se prej sot fillon një kapitull i ri i ndërveprimit mes dy vendeve, duke shtuar se Kosova dhe Bosnje e Hercegovina kanë nevojë për ura të reja ekonomike, arsimore e kulturore.
“Republika e Kosovës dhe Bosnje dhe Hercegovina kanë nevojë për ura të reja ekonomike, arsimore e kulturore që i shërbejnë sigurisë së rajonit dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve. Ato ura duhet t’i ndërtojë Prishtina dhe Sarajeva. Nga sot fillon një kapitull i ri i ndërveprimit ndërmjet dy vendeve tona. Ju uroj mirëseardhje të gjithë qytetarëve të Bosnje dhe Hercegovinës që udhëtojnë drejt Kosovës. Janë të mirëpritur kurdo here”, ka shkruar Kurti.