Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në akademinë përkujtimore me rastin e 24-vjetorit të Masakrës së Reçakut.
Ai u shpreh se ata të cilët e mohojnë gjenocidin, ata ëndërrojnë për përsëritjen e tij, përcjell Klankosova.tv.
Kurti tutje u shpreh se një krim i tillë nuk mund të fshihet e as të amnistohet.
“Ata të cilët e mohojnë gjenocidin, ata ëndërrojnë për përsëritjen e tij. Por, një krim kundër njerëzimit, e një gjenocid si ai që kryen forcat e Serbisë në Reçak me 15 janar, nuk mund të fshihet, nuk mund të mjegullohet dhe nuk mund të amnistohet”, u shpreh ai.
Ai tha se janë lëshuar fletarreste ndërkombëtare për 18 persona serbë që dyshohet për pjesëmarrje në kryerjen e masakrës së Reçakut.
“Duke u thirrur në dëshmitë e kohës në deklaratat e 63 dëshmitarëve të intervistuar dhe në provat e tribunalit të Hagës, Prokuroria Speciale e Kosovës ka lëshuar fletarreste ndërkombëtare për 18 persona serbë që dyshohet për pjesëmarrje në kryerjen e masakrës së Reçakut”, tha ai.
Tutje, Kurti u shpreh se shteti ynë nuk i amniston kriminelët dhe nuk i harron krimet e luftës, përcjell Klankosova.tv.
“Sot në 24-vjetorin e masakrimit të 45 shqiptarëve nga forcat e Serbisë në Reçak, teksa kujtojmë dhe nderojmë të gjitha viktimat e asaj kohe të errët, më lejoni që para jush, nga pozita e Kryeministrit të Republikës së Kosovës t’iu them që shteti ynë demokratik nuk i amniston kriminelët dhe nuk i harron krimet e luftës.