Live

Kurti rikthehet në Paris/ Berisha: Është takuar me O’Brien, po mundohet të ‘përtyp’ kauzën e tij

17:59 / 11 Nëntor 2023

Nga Kosova Live

Analisti Ridvan Berisha ka folur në një lidhje me “Ballkan Updtate” për pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Forumin e Paqes në Paris.

Ai ka thënë se Kurti po mundohet të “përtyp” kauzën e tij. Sipas Berishës, ai ka sjellë Kosovën buzë greminës politikisht dhe ka shtrënguar dhe komunitetin ndërkombëtar që të nxjerrë në tavolinë një dokument ultimatum, siç është drafti i statutit evropian të asociacionit.

“Albin Kurti është një politikan që i ka humbur rruga në oborr nga një proces i zorshëm politik. Përkatësisht, po shtrëngohet ta gëlltisë gjellën pa krip dhe pa zier politikisht. Për shumë vite ishte kundër këtij procesi, duke prodhuar protesta në rrugë, pasiguri publike, heronj të rremë, diskurs vrastar ndaj oponentëve dhe tashmë është po ky Kurti që e ka sjellë Kosovën buzë greminës politikisht dhe ka shtrënguar dhe komunitetin ndërkombëtar që të nxjerrë në tavolinë një dokument ultimatum, siç quhet drafti i statutit evropian të asociacionit me shumicë serbe. Këtë draft nuk e ka parë askush, është vetëm në kabinat e kryeministrit, që dëshmon që ky politikan jo vetëm që nuk është transparent, por është nën drojën sistematike ditore se çfarë ka pranuar. Oponentët e tij, pas takimit që patën me ndërmjetësin Lajçak në Prishtinë konfirmuan se e kanë lexuar këtë dokument”, u shpreh analisti.

Më tej, Berisha tha se Kurti u takua në Paris me ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, dhe ka pranuar t’i nënshtrohet programit të paqes.

“Sapo doli lajmi që janë takuar. Ky kryeministër ka pranuar gjithçka dhe në Forumin e Paqes në Paris, duke u takuar dhe me zotin O’Brien dhe me liderë të tjerë, si lider tashmë e ka pranuar që t’i nënshtrohet procesit të paqes. E ka pranuar planin franko-gjerman, ka pranuar të gjitha dokumentet. Edhe kur kthehet këtu në Kosovë, na mban leksione heroizmi se cila është më e mira. Ne nuk e dimë në fakt asnjë pikë të kësaj marrëveshje, përtej diskutimit legjitim që po bëhen nga opozita në studio televizive nga ne që po operojnë me burime të tjera”, shtoi Berisha./abcnews.al

Shpërndaje në

U Kopjua