Live

Kurti: Serbia duhet ta njoh Kosovën – Asociacioni bie ndesh me Kushtetutën

16:51 / 16 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë është njohja reciproke.

Kurt në një intervistë për gazetën italiane La Stampa tha se Serbia duhet ta njoh Kosovën.

“Normalizimi i marrëdhënieve duhet të ketë në thelb njohjen reciproke. Serbia duhet ta njohë Kosovën. Besoj se propozimi i BE-së i shtatorit të kaluar mund të shërbejë si një bazë e mirë për diskutimet e mëtejshme drejt këtij qëllimi demokratik. Duhet të bëhet një presion ndërkombëtar”, tha Kurti.

Ai theksoi se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe ka dështuar në testin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë.

I pari i qeverisë shtoi se një asociacion një etnik bie ndesh me frymën e Kushtetutës.

“Paraardhësit e mi kanë lidhur 33 marrëveshje në dhjetë vjet, në bisedime në Bruksel. Njëra prej tyre është edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. E vetmja marrëveshje që dështoi në testin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Prandaj, ne gjendemi në këtë vështirësi. Mendoj se Kosova garanton nivelin më të lartë të të drejtave të pakicave. Sidomos për minoritetin serb. Shteti ynë është i përbërë nga 93% shqiptarë, gati 5% serbë, pjesa tjetër janë boshnjakë, romë, ashkali, egjiptianë, turq dhe goranë. Ne zbatojmë në mënyrë të njëanshme parimet e Kushtetutës sonë të shkruara nga ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari në periudhën para Shpalljes së Pavarësisë. Bëhet fjalë për standardet më të larta evropiane. Një asociacion etnik i komunave bie ndesh me frymën e Kushtetutës sonë”, theksoi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...