Live

Kurti: Serbia shtet mafioz me një kryemafioz në udhëheqje të saj, mungesa e sanksioneve po e trimëron Vuçiqin

13:30 / 18 Prill 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq dhe të gjithë qytetarëve të tjerë të Kosovës që po mbahen në burgjet e Serbisë.

Kurti ka thënë Serbia po nxit tensione, ngase nuk i konvenon normaliteti.  Kryeministri Kurti ka potencuar se po të ndodhej Serbia nën sanksione për rrëmbimin e tre policëve kosovarë vitin e kaluar, dhe më pas për agresionin ndaj Kosovës në Banjskë, më 24 shtator, ngjarjet e djeshme nuk do të kishin ndodhur, njofton Kosovalive.net.

“Serbia kërkon tensione sepse nuk i konvenon normaliteti. Normaliteti na dikton paqe, siguri e qetësi në rajon. Sa më shumë që ka paqe, siguri e qetësi në rajon, aq më e parëndësishme bëhet Serbia, andaj edhe vepron gjithnjë në drejtim të kundërt. E teksa, pas mbi 20 orë ndalimi e maltretimi, shumica dërmuese e që  vazhduan rrugëtimin e  tyre, 5 pjesëtarë të policisë u mbajtën edhe më tutje, prej tyre 4 nga komuniteti serb dhe një shqiptar. U informuam për lirimin e 4 prej tyre por jo edhe të zv,drejtorit Jankoviq. Ai do të duhej të ishte sot në ceremoninë e diplomimit të policëve të rinj, ai e meritonte të ishte sot aty. Ai është angazhuar drejtpërdrejt në përgatitjen e kësaj gjenerate të policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua