Live

Kurti takohet me homologun maqedonas, diskutojnë për realizim projektesh të përbashkëta

16:59 / 01 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, zhvilluan një takim bilateral, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik në Shkup.

Ata diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve dhe projektet e përbashkëta. Rritja e efikasitetit të kalimit të kufirit për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në drejtim të njëra-tjetrës dhe projekti i rrugës Prizren-Tetovë ishin dy prej çështjeve me theks të veçantë.

Në takim u trajtua edhe mundësia e organizimit të një forumi të përbashkët të biznesit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...