Live

Kurti takohet me një delegacion të Aleancës pёr Shqiptarët: Ja çfarë u diskutua

17:13 / 10 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti, nё takim delegacionin e Aleancës pёr Shqiptarët nё Maqedoninë e Veriut, kryesuar nga kryetari Arben Taravari.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se në takim u theksua se bashkëpunimi bilateral dhe rajonal është gjithmonë i rëndësishëm dhe se Kosova mbetet e angazhuar për ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejmë të raporteve të mira me fqinjët dhe aleatët e saj.

“U bisedua për raportet e mira ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, avancimin e mëtejmë të tyre dhe të fqinjësisë së mirë. U potencua rëndësia e rritjes së cilësisë së pjesëmarrjes dhe përfaqësimit politik tё shqiptarëve nё Maqedoninë e Veriut, si dhe mundësitë për thellim të bashkëpunimit e të bashkërendimit”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Në takim morën pjesë edhe Artina Qazimi, deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elmi Aziri, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe Avni Dehari, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, njëherit nënkryetar i Grupit të Miqësisë i Kuvendit të Republikës së Kosovës me Maqedoninë e Veriut.

Shpërndaje në

U Kopjua