Live

Kurti takon Begajn: Shqipëria i gëzohet sukseseve të Kosovës, jemi pranë në synimet tuaja

19:59 / 16 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, të cilin e falënderoi për pjesëmarrjen në kremten zyrtare të përvjetorit të 15-të të pavarësisë së Kosovës.

Begaj, në takim uroi popullin e Kosovës, teksa u shpreh se Shqipëria i gëzohet sukseseve të Kosovës i qëndron pranë në synimet e saj.

“Ata folën për marrëdhëniet e afërta ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin e ngushtë por edhe për domosdoshmërinë e kohës për sa më shumë koordinim dhe bashkërendim”.

“15 vjet pas pavarësisë së Kosovës, Kosova dhe Shqipëria kanë gjithsej 171 marrëveshje, protokolle e memorandume në fusha si ajo e sigurisë, tregtisë, arsimit e kulturës. Vetëm në dy mbledhjet e fundit të dy qeverive janë nënshkruar 41 marrëveshje, zbatimi i të cilave ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, bizneseve e më gjerë dhe ka zgjidhur problematika të mbartura ndër vite”, thuhet në komunikatën e qeverisë.

Më tej, Kurti e Begaj folën për rëndësinë e zbatueshmërisë së marrëveshjeve të nënshkruara nga të dy shtetet, prej të cilave, sipas tyre, përfitojnë më së shumti qytetarët.

“Çështje trajtimi ishin edhe zhvillimet politike në të dy vendet por edhe në rajon, sikurse edhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në njoftim

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...