Live

Kurti takon kryeministren e Finlandës, i kërkon rritjen e numrit të ushtarëve finlandezë në Kosovë

19:01 / 17 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës.

Kryeministria bën të dituar se është biseduar edhe për rritjen në 70 të numrit të ushtarëve finlandez në Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR).

Kryeministrja Marin shprehu mbështetjen për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian.

Siç njofton komunikata, kryeministri Kurti theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për reforma strukturore në ekonomi, politikë, sundim të ligjit dhe demokraci funksionale në përputhje me standardet evropiane, për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...