Live

Kurti takon Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, flasin për parandalimin e dhunës në baza gjinore ndaj grave dhe vajzave

14:03 / 06 Dhjetor 2022

Nga Denis Fana

Bashkëpunimi aktual ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ishte në qendër të takimit ndërmjet kryeministrit, Albin Kurti, dhe Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

Kurti dhe ambasadori Davenport folën për çështje aktuale dhe për fushat ku OSBE-ja mbështetë Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës. U theksua angazhimi i përbashkët për parandalimin e dhunës në baza gjinore ndaj grave dhe vajzave.

“U bisedua edhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në komunat veriore të Republikës së Kosovës. U vlerësua përkushtimi për forcimin e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare, nëpërmjet themelimit të Njësisë së Përkthimit dhe Harmonizimit, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit”, thuhet në komunikatë

Shpërndaje në

U Kopjua