Live

Kurti të mbahet direkt përgjegjegjës nëse Serbia amnistohet për sulmin e 24 shtatorit

17:27 / 10 Nëntor 2023

Nga Kosova Live

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, tha për Kosovalive se kryeministri Kurti duhet të jap përgjegjësi të madhe politike nëse Serbia ia arrinë të amnistohet për sulmin terrorist në Banjë më 24 shtator.

“Suksesin e policisë nuk e shndërruan në ofanzivë diplomatike, folën lloj lloj fjalësh, nga ato duke na thënë se asociacioni ka vdek e deri të qëndrimet se nuk ka bisedime pa u ndëshkuar Serbia”, tha ai, shkruan Kosovalive.net.

Sipas Hazirit, Kurti ka filluar ta trashë zollumin dhe po bënë çka po don vet duke mos dhënë llogari për bisedimet, veçanërisht për statutin asociacionit. Më tutje Haziri nënvizoi se kryeqendrat euro amerikane nuk i besojnë fjalëve të Kurtit. “Besimi në shtet ka rënë, është shumë problem.

Serbia po forcohet në rajon dhe kjo është realitet”, pohoi Haziri duke bashkëndarë edhe një mesazh interesant ilustrativ që e mori nga një veteran arsimi. Kurti tha Haziri e ka pranuar një marrëveshje të përkohshme me Serbinë, e cila nuk e ka tashmë njohjen në qendër. Haziri ka folur gjatë edhe për takimin që e pati me ndërmjetësin evropian, sllovakun Lajçak. Detajet i raportojmë më vonë./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...