Live

Kurti thotë se qeveria s’mund ta zbardhë vdekjen e Astrit Deharit, sulmon kryeprokurorin e Speciales

18:28 / 02 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri Albin Kurti, ka folur rreth rastit të vdekjes në rrethana ende të paqarta të aktivistit të VV-së Astrit Deharit.

Ai thotë se atë duhet ta zbulojë prokuroria, dhe se qeveria nuk mund ta bëjë punën e kësaj të parës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, nuk mund ta bëjë edhe prokurorinë edhe gjyqësinë. Prokuroria duhet ta zbardhë rastin e shokut tonë të mbytur në burgun e Prizrenit, më 5 nëntor 2016, Astrit Deharit”.

Kurti tutje në seancën plenare në foltoren e Kuvendit, tha se prokuroria nuk është reformuar, edhe pse qeveria e tij mbush katër vjet pushtet në vitin që vjen.

“Prokuroria nuk është reformuar, ne vitin e ardhshëm i bëjmë katër vjet në qeverisje, por KPK-ja është e njëjta aty në krye edhe më tutje me ndikim dhe me funksion është Blerim Isufaj, i cili vrasjen e Dino Hasanajt e shndërroi në vetëvrasje, e vetëvrasjen e Ismet Sopës e shndërroi në vrasje”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...