Live

Kurti tregon problemin e vetëm që e ka me Abazoviqin

20:06 / 16 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi këtë të mërkurë një intervistë për “Opinion”. Ai u pyet nga gazetari Blendi Fevziu, se çfarë marrëdhëniesh ka me zv/kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Kurti u shpreh se me të dy ka marrëdhënie miqësore dhe zyrtare. Po ashtu, ai tregoi edhe problemin që ka me Abazoviç.

Blendi Fevziu: Ju pyeta për raportet me Ramën, po raportet me zv/kryeministrin shqiptar të Maqedonisë zotin Grubin dhe me kryeministrin shqiptar, shqiptar me origjinë sepse nuk është zgjedhur nga shqiptarët, zotin Abazoviç, cilat janë?

Albin Kurti: Unë kam marrëdhënia të mira dhe korrekte me të gjithë këta.

Blendi Fevziu: Zyrtare apo dhe miqësore?

Albin Kurti: Ka marrëdhënie edhe zyrtare edhe miqësore.

Blendi Fevziu: Me të dy bashkë?

Albin Kurti: Po, po. Edhe me Grubin, edhe me Dritanin. Por për shkak të rrethanave në Mal të Zi, ku forcat pro serbe çetnike janë fuqizuar, më vjen keq që nuk kemi arritur ende të kemi, le të themi, mbledhje të përbashkët të qeverive siç bëmë me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Shqipërisë. Problemi që kam unë me kryeministrin në detyrë në Mal të Zi është fakti që nuk e thotë të vërtetën e shqiptarëve për Beogradin dhe që i ka bërë koncensione kishës ortodokse serbe në Mal të Zi.

Shpërndaje në

U Kopjua