Live

Kurti u bën thirrje qytetarëve serbë të mos largohen nga institucionet e Kosovës

21:02 / 05 Nëntor 2022

Nga admin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje bashkëqytetarëve serbë që të mos i bojkotojnë dhe të mos largohen nga institucionet.

Kurti përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter tha se asnjë incident nuk është regjistruar që nga fillimi i zbatimit të vendimit për targat e makinave.

Ai tha se është Beogradi që ka nxitur dhe frikësuar serbët e Kosovës që t’i braktisin institucionet e Kosovës.

“Asnjë incident nuk është regjistruar që nga fillimi i zbatimit të vendimit tonë të shkallëzuar për targat e makinave. Përkundër kësaj, Beogradi i ka nxitur dhe frikësuar serbët e Kosovës që të braktisin institucionet tona. Bashkëqytetarë të mi, ju bëj thirrje që të mos bojkotoni dhe të mos largoheni nga institucionet tuaja”.

Shpërndaje në

U Kopjua