Kryeministri Albin Kurti këto ditë e ka shfuqizuar pjesërisht një vendim të tij, por vetëm sa për t’i marrë edhe disa euro më shumë shoferët dhe asistentët në Zyrën e Kryeministrit.
Kurti i ka anuluar pikat 2.3, 2.6, 2.22 dhe 2.23 të vendimit nr. 10/109 të datës 23 nëntor 2022, me të cilin i kishte shfuqizuar disa akte ligjore që ua hiqnin edhe shtesat shoferëve dhe asistentëve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.